DYLON

Spitali i Gjilanit përmbyll vitin 2025 me realizimin e 2 mijë 267 operacioneve në shërbimet kirurgjike

Spitali i Gjilanit përmbyll vitin 2025 me realizimin e 2 mijë 267 operacioneve në shërbimet kirurgjike
Avatar photo Redaksia

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit e përmbylli vitin 2025 me realizimin e gjithsej 2267 operacioneve në shërbimet kirurgjike.

“Rritja e vëllimit të punës, së bashku me ngritjen e kapaciteteve shëndetësore, administrative dhe teknike, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për pacientët. Këto të dhëna janë prezantuar në mënyrë të detajuar përmes statistikave zyrtare”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

EkoHigjiena

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, sipas raportit zyrtar dymbëdhjetëmujor për periudhën janar–dhjetor 2025, janë kryer gjithsej 2267 ndërhyrje kirurgjike.

“Menaxhimi i saktë i situatave emergjente, si dhe kujdesi i vazhdueshëm para, gjatë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjike, kanë kontribuar drejtpërdrejt në arritjen e rezultateve të suksesshme”, thuhet në njoftimin e Spitalit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.