DYLON

Spitali i Gjilanit organizon kontrolle falas dermatologjike për qytetarët

Spitali i Gjilanit organizon kontrolle falas dermatologjike për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit i është bashkuar fushatës për vetëdijesimin dhe parandalimin e melanomës, duke organizuar kontrolle falas dermatologjike për qytetarët.

Melanoma konsiderohet forma më serioze e kancerit të lëkurës, ndërsa mjekët theksojnë se diagnostikimi i hershëm rrit dukshëm mundësinë për shërim dhe mund të shpëtojë jetë. Për këtë arsye, vetëdijesimi dhe kontrollet preventive mbeten ndër mënyrat më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të lëkurës.

EkoHigjiena

Në kuadër të kësaj iniciative, kontrollet falas për nishane dhe ndryshime të lëkurës do të mbahen më 22 maj 2026, në dy termine: nga ora 10:00 deri në 11:00 dhe nga ora 13:00 deri në 14:00.

Kontrollet do të realizohen në ambulancën dermatologjike të spitalit nga dermatologet: Dr. Ibadete Haziri, Dr. Dafina Devaja dhe Dr. Ajshe Shurdhani.

Nga Spitali i Gjilanit u bëhet thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga kjo mundësi për kontrolle preventive dhe për kujdes më të mirë ndaj shëndetit të lëkurës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.