DYLON

Sperma ka shumë “armiq”

Avatar photo Redaksia

Në qoftë se dëshironi të krijoni familje, duhet të keni spermatozoide të shëndetshme. Ja cilët gjëra duhet të evitohen:

Ushqimet e konservuara  – Është e vërtetë se ushqimi brenda konservave nuk është i dëmshëm, por pjesa ku rri ushqimi përbën rrezik. Kënaqja përmban një shtresë e cila është shumë e dëmshme për spermën.

EkoHigjiena

Kozmetika – Një numër i madh i shampove, sapunëve, deodorantëve si dhe kremave të rrojës përmbajnë materiale të cilat dëmtojnë spermën. Zgjidhni produktet të cilat nuk përmbajnë ftalate.

Cigaret – Për cigaret dihet se janë të dëmshme në çdo aspekt të shëndetit, mirëpo po ashtu përbëjnë rrezik edhe për spermën.

Marihuana – Sikurse te cigaret, po ashtu është vërtetuar se sperma e burrave të cilët konsumojnë marihuanë është më e dobët. Spermatozoidet te këta persona lëvizin më ngadalë dhe janë në numër më të vogël.

Stresi – Stresi është tepër i dëmshëm për spermën. Posaçërisht ndikon te testosteroni dhe zvogëlon sekretimin e tij.

Alkooli – Edhe alkooli është i dëmshëm për spermën. Është vërtetuar se alkooli zvogëlon ri-prodhimin e spermës dhe zvogëlon numrin e spermatozoideve.

Abstenimi – Më herët është besuar se abstenimi nga seksi është i dobishëm për spermën, mirëpo hulumtimet e fundit kanë hedhur poshtë këto pohime. E vërteta është se duhet një ose dy ditë që sperma të ripërtërihet, mirëpo abstenimi i gjatë mund të shkaktojë ndryshim në lëvizjet e spermatozoideve si dhe të ndryshojnë formën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.