Spektakël në nderim të Marco Simoncelli
Një tjetër festë e madhe në nderim të një kampioni të madh. Ditën e shtunë në ”105 Stadium” të qytetit të Riminit në Itali do zhvillohet një festë madhështore me rastin e ditlindjes së ish-pilotit të MotoGP Marco Simoncelli i cili humbi jetën në një aksident në pistën e Sepang në Malajzi në vitin 2011.
Në datën 20 janar Marco do të mbushte 27 vjeç. Organizatori i kësaj feste do jetë Sergio Sgrilli një emër i njohur i televizionit italian, ndërkohë që emrat e të ftuarve të tjerë nuk bëhen ende publikë.
Të gjitha të ardhurat do i shkojnë fondacionit Marco Simoncelli e cila është një organizatë me qëllime humanitare.
