Spektakël me skenar, shoqëri në rënie!
/Pas ngjarjeve në Big Brother, ku Jozi godet me shuplakë Gjestin/
Shkruan: Ardian Azemi
Në një format që është ndërtuar për të nxjerrë në pah më të shëmtuarën e shoqërisë sonë, çfarë tjetër të presësh veç dhunës, fyerjeve dhe degradimit? Komunikim i ulët, amoralitet, dhe kjo – live në ekranin tonë, çdo ditë.
Ku janë emisionet që edukojnë? Ku janë shembujt pozitivë, çiftet që frymëzojnë, psikologët që ndihmojnë? Nuk sjellin klikime, ndaj nuk ka vend për ta!
A mendoni se këto ndodhin rastësisht?
Asgjë nuk ndodh pa skenar. Asgjë nuk është rastësi kur shoqëria ushqehet çdo ditë me imazhe e mesazhe që i japin të keqes statusin e normales. Është investim. Investim për ta deformuar këtë brez, për ta devijuar shoqërinë, investim për të mbajtur masën të zënë me budallallëqe, që askush të mos ketë kohë të mendojë, të zgjohet, të reagojë. /2LONLINE/
