Spektakël, gola e shi në derbin Gjilani – Drita (1 – 3)
(2LONLINE) – Rrugët e qytetit të Gjilanit ishin vërshuar nga tifo klubet “Skifterat”, e Gjilanit dhe “Intelektualët”, e Dritës nga orët e hershme të mëngjesit , të gjitha këto rrugë shpienin drejt stadiumit të qytetit në Gjilan për të përcjell çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Në një ambient të rrallë sportiv skuadra e Dritës arriti të mposht rivalin e përbetuar Gjilanin me rezultat 3-1 .
Futbollistët e Gjilanit ishin të parët që arritën në epërsi me rezultat 1-0 në minutën e fundit të pjesës së parë në atë 45 Venhar Sermagjaj arriti ta sjell skuadrën e Gjilanit në epërsi ku nga afërsia mposht portierin e Dritës Artan Latifin .
Në pjesën e dytë skuadra e Dritës ishte më e mirë duke qen edhe më e përgatitur fizikisht , goli i barazimit për bardh e katërtit e Dritës arrin në minutën 65 i riu Limani me kokë arrin të gjen këndin e epërm të portierit të Gjilanit Gagica duke barazuar në 1-1 .
Golin e epërsisë skuadra e Dritës e arrin në minutën e 86 kurë Berisha në tollovinë e krijuar arrin të sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-1 . Kur të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit menduan se ky do të jetë rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi në skenë del zëvendësuesi Gashi i cili përballë Gagicës vulos fatin e këtij takimi .
Kryetranjeri i Gjilanit Muharrem Sahiti deklaroi:
“Filluam mirë shënuam por nuk patëm fat na mungoi përvoja ndërsa Drita fitoi me meritë”
Homologu i tij tranjeri i Dritës Arbnor Morina deklaroi:
“Në këso derbi nuk ka favorit , futbollistët e mijë dhanë maksimumin , duke u shpërblyer me fitore ndërsa tifozët treguan kulturë të lart sportive”
I pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjilan ishte edhe kryetari i FFK Fadil Vokrri si dhe Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku . 
foto: SportALB
GJILANI – DRITA 1 – 3 (1-0)
Stadiumi i Qytetit në Gjilan , shikues 8000
Gjyqtarë: A. Tahiri – F. Tahiri – B. Morina – D. Preniqi.
Shënues: Ve. Sermaxhaj 45’ – Limani 65’, Berisha 87’ – Gashi 90’.
Gjilani: Gagica, Hyseni, Kastrati, Arifi, Shala, Morina, Maliqi (Haliti), Vi. Sermaxhaj, Mustafa, Ve. Sermaxhaj, Gashi. Trajner: Muharrem Sahiti.
Drita: Latifi, Limani, Hasani, Thaçi (Tosuni), Syla, Berisha, B. Shabani, Xh. Shabani, Ramushi, Kelmendi (Jashari),
Berbatovci (Gashi). Trajner: Arbnor Morina.
