DYLON

Spanja pa trajner, dorëhiqet Enrique

Spanja pa trajner, dorëhiqet Enrique
Avatar photo Elife Sherifi

Përmes një konference për shtyp, presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales ka bërë të ditur se ish-trajneri i Barcës, Luis Enrique është larguar nga stoli i Kombëtares Spanjolle për arsye familjare.

Luis Enrique ka drejtuar shtatë ndeshje që nga marrja e detyrës. Përpara ndeshjes kundër Maltës, ai duhej të largohej befasisht për shkak të një problemi serioz familjar.

“Luis Enrique komunikon se ai nuk vazhdon si trajner, kërkojmë që ju të vazhdoni ta respektoni privatësinë e tij, ne jemi me të, i kam thënë atij se gjithmonë do t’i hapë dyert“, ka thënë presidenti Rubiales.

EkoHigjiena

Robert Moreno do të drejtoj Kombëtaren Spanjolle deri në një zgjidhje afatgjate.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.