DYLON

Spanja afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Spanja afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Avatar photo Elife Sherifi

Kryeministri, Pedo Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters.

Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri.

Qeveria aktuale spanjolle, sot pritet të humbasë votën për buxhetin në Parlament.

EkoHigjiena

Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane pro pavarësisë, të cilët deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por partitë mund të ndryshojnë teorikisht mendjen e tyre deri në minutën e fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.