DYLON

Sot zhvillohet Java e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll

Sot zhvillohet Java e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohet Java e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll. Tani më dihet kampioni i këtij sezoni dhe ekipet që do të luajnë në garat evropiane të futbollit, por kjo xhiro është e rëndësishme për ekipet që synojnë t’i shmangen barazhit.

Kujtojmë se Drita është kampioni i këtij sezoni, Ballkani e Malisheva, momentalisht në pozitat dy e tre (por pa u rrezikuar nga pozita e katërt), si dhe Dukagjini fitues i Kupës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, ata që rrezikojnë barazhin janë Prishtina (49 pikë), Dukagjini (48 pikë), Gjilani (48 pikë), Drenica (47 pikë)  dhe Llapi (46 pikë) dhe kjo javë, e 36-ta, qartëson edhe këtë gjë, transmeton 2LONLINE.

Kujtojmë se Ferizaj dhe Prishtina e Re tashmë janë përshëndetur nga Superliga.

Qiftet e javës së fundit:
Gjilani – Prishtina e Re
Prishtina – Drenica
Dukagjini – Ballkani
Ferizaj – Llapi
Malisheva – Drita

Ndeshje luhen të gjitha në orën 16:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.