DYLON

Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 32-të të Superligës

Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 32-të të Superligës
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në Futboll rikthehet sot me dy ndeshjet e xhiros së 32-të, ku takohen: Prishtina e Re – Drita dhe  Prishtina – Malisheva. Deri në fund të kampionatit janë edhe pesë javë andaj ndeshjet janë tejet të rëndësishme për skuadrat që kanë objektiva të qarta, duke përfshirë edhe skuadrat që i zhvillojnë sot takimet.

Kampioni aktual FC Drita, që kryeson tabelën me 60 pikë, synon fitore për ta ruajtur distancën ndaj Ballkanit, që ka 55 pikë, ndërkohë që edhe Prishtina e Re, synon fitore, për të mbajtur shpresat për mbijetesë në Superligë, edhe pse është tejet vështira pasi është e fundit me 28 pikë.

EkoHigjiena

Duke iu referuar gjendjes momentale në tabelën e klasifikimit, edhe ndeshja tjetër është me rendësi të madhe, për një pozitë që mundëson daljen në garat evropiane, e që e synojnë edhe Prishtina edhe Malisheva, të cilat ballafaqon mes vete.

Malisheva është e tretë me 49 pikë, e Prishtina e katërta me 45 pikë, prandaj  pikët janë të rëndësishme për të dyja skuadrat për synimet që i kanë. 

Përndryshe, sipas orarit, tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje luhen nesër, takohen: Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica dhe  Ballkani -Llapi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.