“Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LDK’së, AAK’së, AKR’së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile”, siç ishte bërë e ditur në komunikatën e LDK-së së Gjilanit, sot kjo marrëveshje politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale.
Për këtë, kreu i komunës së Gjilanit , Lutfi Haziri – Luta, ka paraparë konferencë e cila do të fillojë në ora 15 e 30 minuta.
Përndryshe, kreu i Komunës, Lutfi Haziri kishte thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëshdetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht.