DYLON

Sot votohet për Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës

Sot votohet për Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot në të gjitha komunat mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

EkoHigjiena

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët janë të shpërndarë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 29 mijë e 200 vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar:  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.