DYLON

Sot vlerësohet krijimtaria letrare e Agim Gjakovës

Sot vlerësohet krijimtaria letrare e Agim Gjakovës
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan, në Bibliotekën e re të qytetit, duke filluar nga ora dymbëdhjetë, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizator i të cilit është Ars Clubi “Beqir Musliu”, do të vlerësohet krijimtaria letrare e shkrimtarit, Agim Gjakova.

Janë gjithsej 33 tituj librash në poezi, prozë, dramë e në publicistikë që janë shkruar nga vitet gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotshme, për të cilat do të flasin dy nga studiuesit më të mirë të letërsisë shqipe, sot, Anton Nikë Berisha dhe behar Gjoka.

I pari, si njohës dhe përzgjedhës i poezisë së tij, ndërsa i dyti, vepra e të cilit edhe i paraprin kompletit të veprave të këtij shkrimtari, do përqendrohet rreth prozës dhe shkrimeve publicistike të kësaj pene të shquar shqipe.

EkoHigjiena

Një vrojtim rreth pranisë së Kosovës në poezinë e Agim Gjakovës, do ta paraqes edhe studiuesja e re, Kosovare Krasniqi.

Po, njëkohësisht edhe do të deklamohen poezi nga krijimtaria e bujshme e këtij shkrimtari, krijimtaria e të cilit në fokus ka fatin e njeriut të këtij nënqielli dhe të vetë Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.