Kuvendi i Kosovës sot voton për projektligjin për buxhetin e vitit 2014, në të cilin është edhe amendamenti 8 i këtij projektligji që parasheh privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, i cili ka shkaktuar reagime të shumta nga partitë opozitare.
Ndërkohë, dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja tashmë kanë bërë të qartë se nëse do tëPDK-ja në projektligj nuk do të marrin pjesë në seancën. Kurse, në AAK kanë deklaruar se nëse koalicionit qeverisës nuk mund ta bëjë kuorumin, atëherë nuk mund të llogarisin në Grupin e tyre Parlamentar.
Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së përmes Buxhetit, po mundohet të bëhet, pasi nuk ka arritur të kaloj raporti i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, në Kuvend, ku pa miratimin nga deputetët, aksionet e PTK-së nuk mund të shitën. Tashmë disa herë është duke u shtyrë nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Axos & Najafi Compani” e cila ishte shpallur fituese, meqë kishte ofruar 277 milion euro.