Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të dalë sot para gjykatës franceze në Colmar, ku pritet të merret vendimi për të.
Haradinaj ishte ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.
Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për 2 mars.