/2L ONLINE/ – Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore kundër HIV/AIDS, sot Drejtoria e Shëndetësisë, konkretisht QKMF në Viti, ka mbajtur një ligjëratë në shkollën e mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” nga dr.Vjollca Pira.
Gjithashtu, është bërë edhe shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës- Dega në Viti. Sipas statistikave, numri i të infektuarve me HIV në botë është rreth 36.7 milion, prej tyre femra 17.8 milion.
Rreth 1.8 milion janë fëmijë nën moshën 15 vjeçare, ndërsa kanë vdekur deri më tani 1.1 milion njerëz. Në çdo minutë , me HIV infektohet nga një fëmijë. Në Kosovë numri i të infektuarve me HIVdhe AIDS është 110 raste (43 HIV, 67 AIDS), ndërsa numri i të vdekurve 45./2L ONLINE/