DYLON

Sot u mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit

Sot u mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sot u mbajt me sukses Olimpiada Matematike e Gjilanit, një ngjarje e rëndësishme arsimore që promovon dijen, mendimin kritik dhe talentin matematikor të nxënësve tanë, bënë me dije Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit.

Me këtë rast, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të veçantë për koordinatorin e deritanishëm të Olimpiadës, prof. Festim Shkodra, i cili për vite me radhë ka shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në organizimin e kësaj gare të rëndësishme.

EkoHigjiena

Kjo Olimpiadë kishte edhe karakter të veçantë, pasi ishte olimpiada përshëndetëse e prof. Festim Shkodra, duke shënuar përmbylljen e një angazhimi të çmuar dhe shembullor në shërbim të arsimit dhe matematikës në Gjilan.

Hapja e Olimpiadës u bë nga drejtori i deritanishëm i DKA-së, z. Shpend Nuhiu, si dhe kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, z. Bregan Isufi, të cilët u uruan suksese të gjithë garuesve dhe theksuan rëndësinë e investimit në talentet e reja dhe në arsimin cilësor.

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë punën për zhvillimin e matematikës dhe përkrahjen e nxënësve të talentuar, Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit.  /2LONLINE/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.