DYLON

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Avatar photo Redaksia

22 prilli konsiderohet si ditë që mëton vetëdijesimin e njerëzve lidhur me degradimin e vazhdueshëm të planetit tonë, përfshirë braktisjen dhe keqpërdorimin, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Themeluesi i Ditës ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve.

EkoHigjiena

Pikërisht me këtë datë ndërmerren aktivitete të ndryshme për të mbjellë, lule, pemë, pastruar ambiente publik, dhe shumë aktivitete që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.