Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.
Sipas statistikave dhe raporteve të organizatave të ndryshme, 3 maji e gjen Kosovën me rritje të rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve. Kjo gjë ndikon që Kosova të mbetet në pozita aspak të mira në renditjen e vendeve të pasigurta për veprim të lirë të mediave dhe me liri të cenuar të shprehjes.
Organizata “Freedom House” për vitin 2015 raporton se Kosova është pothuajse në të njëjtat nivele të lirisë së mediave si një viti më parë, dukë shënuar zbritje të vogël për dy vende. Ky klasifikim konfirmon edhe një herë se liria e mediave në vendin tonë është shumë e vogël.
Sipas organizatës “Reporterët pa kufij”, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria po kanë ndërhyrje politike dhe jo transparencë në pronësi mediatike. Në raportin e kësaj organizate theksohet se Kosova duhet bërë më shumë për lirinë e medias si dhe është i nevojshëm zbatimi i legjislacionit. Sipas këtij raporti, liria e mediave në botë ka shënuar rënie gjatë vitit të kaluar. Ata thonë se mediat e pavarura po rrezikohen nga ideologjitë religjioze dhe mjetet propaganduese.
