DYLON

Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Komisioni Evropian pritet që sot të publikojë Raportin e Progresit për Kosovën, me të cilin bëhen publike përparimet dhe ngecjet e Republikës së Kosovës në rrugën dhe procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kurse më 28 tetor fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Atë ditë pritet që në Prishtinë të qëndrojë komesioneri për Zgjerim i BE-së,  Shtefan Fyle.

Kështu i ka thënë Radio Kosovës zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli.   Kasapolli ka deklaruar se në fakt drita e gjelbër për fillimin e negociatave tashmë është dhënë. Ajo çka jemi duke bërë së bashku me Komisionin Evropian është përputhja e agjendave tona me KE me qëllim që ky proces negociator të shkojë sa më mirë që është e mundur. “Ajo çka mund të them sot është se data 18 tetor siç ishte paralajmëruar nuk do të jetë data e nisjes së negociatave për MSA-në, por do të jetë data 28 tetor”.

EkoHigjiena

Sipas tij,  fakti që Kosova ka përparuar në agjendën e BE-së, me fillimin e negociatave për MSA-në, me afrimin e përmbylljes së procesit për liberalizmin e vizave, është dëshmi e qartë se Kosova ka shënuar të arritura të theksuara gjatë këtij viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.