DYLON

Sot publikohen rezultatet e provimit shtetëror të maturës

Avatar photo Redaksia

Sot Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) do t’i publikojë rezultatet e provimit shtetëror të maturës. Testet janë kontrolluar në Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT).
Këtë vit Testi i Maturës për herë të parë është organizuar me Ligjin e ri të Maturës, i cili mundëson që të gjithë nxënësit të pajisen me diploma, pa marrë parasysh rezultatet e treguara në provim. Provimit të Maturës Shtetërore 2016 i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, në 252 Qendra të Testimit, ndërsa për administrim janë të angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë. Pjesa e parë e provimit është mbajtur më 4 qershor, kurse pjesa e dytë më 18 qershor. Maturantët që nuk e kanë kaluar provimin në pjesën e parë do të kenë edhe një mundësi në muajin gusht. Edhe afati i gushtit do të jetë në dy pjesë, pjesa e parë mbahet më 29 gusht, kurse pjesa e dytë më 5 shtator.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.