DYLON

Sot pritet që kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë të japin betimin

Sot pritet që kryetari i Gjilanit dhe këshilltarët komunalë të japin betimin
Avatar photo Redaksia

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe për anëtarët e Kuvendit Komunal, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar këshilltarët e rinj të asamblesë për dhënien e betimit.

Seanca inauguruese e Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, do të mbahet sot,  më 10 dhjetor 2025, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje, përbërja e re, përkatësisht 35 anëtarë të përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do ta japin betimin.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga anëtari më i vjetër i përbërjes së re të KK-së, Isa Agushi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.