DYLON

Sot Prishtina – Llapi, Sokoli kërkon fitore në ndeshjen e parë

Sot Prishtina – Llapi, Sokoli kërkon fitore në ndeshjen e parë
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri Bylbyl Sokolu mori drejtimin e FC Prishtinës pas shkarkimit të Mirel Josës. Sokoli zhvillon ndeshjen e parë si trajner i Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Llapit me fillim nga ora 19:00.

Sokoli për faqen zyrtare të klubit ka folur rreth kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

“Shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit. “Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke u përmirësuar nga lëndimi dhe mungon në ndeshje”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.

EkoHigjiena

Ndërsa, këto do të jenë edhe çmimet e biletave:

Tribuna Lindore dhe Veriore (për tifozët e Llapit) 3 euro

Tribuna Perëndimore 5 euro.

Tribuna VIP 15 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.