DYLON

Sot përurohet objekti i ri i qendrës për të moshuarit, kuzhinës humanitare dhe bujtinës për studentë

Sot përurohet objekti i ri i qendrës për të moshuarit, kuzhinës humanitare dhe bujtinës për studentë
Avatar photo Redaksia

Në mesditë pritet të lëshohet në funksion qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë që do të kenë mundësinë të banojnë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se sot do të inaugurojnë një projekt të përbashkët me Jetimat e Ballkanit, i cili tashmë është bërë realitet në qytetin tonë.

EkoHigjiena

Sipas tij ky investim përfshin: Qëndrim ditor për të moshuar, bujtinë humanitare dhe bujtinë për studentë,

“Një hapësirë në shërbim të qytetarëve, e dedikuar për mbështetje sociale dhe përmirësim të kushteve për kategoritë në nevojë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoj shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti me rëndësi për Gjilanin.

“Ju presim sot e në Sallën e Teatrit në Gjilan nga ora 11:00”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/