Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë. Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/
