Sot nis vaksinimi në Gjilan, do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë

Sot nis vaksinimi në Gjilan, do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë

Autoritetet komunale të Gjilanit kanë bërë me dije se sot (e premte) në Gjilan do të nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Fillimisht  do të mbahet takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, te Qendra e Studentëve, më pas kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do t’i adresohet gazetarëve për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë vlerëson se mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Sipas kësja ministrie, me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësor po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor. /2LONLINE.com/

KOMENTE