DYLON

Sot nis implementimi i MSA-së

Avatar photo Redaksia

Në Drejtorinë e Doganës së Kosovës, sot do të organizohet zyrtarisht fillimi i implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vitin e kaluar.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, në këtë organizim do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve.

“Me këtë rast, në mënyrë ceremoniale do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE-së me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asociimit”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Ky moment do të shënojë fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.