DYLON

Sot nis “Flaka e Janarit 2016” (programi)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, më 11 janar, në Gjilan hapet manifestimi tradicional kulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në nderim të heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të rënë nëpër shekuj, në përpjekjet e pareshtura për liri e mëvetësi.

Manifestimi nis me homazhe te Varrezat e dhe lapidarët e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitetet tjera në artin pamor, skenik, muzikor, letrar, që përbëjnë katër shtylla kryesore të “Flakës…”, sikurse edhe akademinë tematike dhe pjesët tjera të programit. Risi e manifestimit të sivjetmë është festivali i filmit të shkurtër “Film-Flaka” dhe festivali i fotografisë “Foto-Flaka”.

EkoHigjiena

Gjatë tri javëve, deri më 31 janar, sa zgjat manifestimi më unik në trojet shqiptare, në Gjilan pritet të grumbullohen qindra e mijëra artistë e artdashës, për ta kthyer qytetin e Anamoravës, në një kryeqendër të kulturës mbarëkombëtare.

Programi i Manifestimit

11 Janar: Homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe te lapidaret në qytet

Ora:11:00, vendi: Varrezat e Dëshmorëve
Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve
Ora: 16:30, vendi: salla e Kuvendit
Ndezja e Flakadanit
Ora 17:00, vendi: Platoja para Teatrit

12 Janar : Ndeshje futbolli mes ekipeve të artistëve dhe zyrtarëve komunalë

Ora 18:00, vendi: Palestra e sporteve

13,14,15 Janar 2016: FILM FLAKA – Festival i filmit të shkurtër shqip – Festival garues për xhirimin e filmit më të mirë për 72 orë, me temat e caktuara: 25, GJILANI dhe FLAKA

(Shfaqen më 15 janar – ora 19.00 – salla e Teatrit)
Vendi: salla e Teatrit, ora 19:00.

17 JANAR- 2016: AKADEMIA E FLAKES

Ora 16:00, vendi: salla e Teatrit

PENELI i FLAKES: Ekspozitë kolektive e arteve pamore

Ora 17:00, vendi : Galeria e qytetit

21 Janar 2015: Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 10-vjetorit të shkuarjes në amshim

Ora 16:00, vendi: salla e Teatrit – kori i vajzave

22 – 28 Janar 2016 : TALIA E FLAKËS – Festivali i Dramës Shqipe

Ora 19:00, vendi: salla e Teatrit

29 JANAR 2016: “Foto Flaka” – Festival i fotografisë

Ora: 17:00, vendi: Galeria e qytetit

29 JANAR 2016: “Folk Flaka” – Koncert i ansambleve folklorike

Ora: 19:00, vendi: salla e Teatrit

30 JANAR 2016 : “Pena e Flakës” – Ora e madhe letrare

Ora: 16:00, vendi: Salla e Kuvendit Komunal (shpallja e rezultateve të konkursit letrar)

30 JANAR 2016: “Xixat e Flakës”

Ora 13.00, vendi : salla e Teatrit

31 JANAR 2016: FEST FLAKA – Festival i muzikës popullore

Ora: 19.00, vendi : salla e Teatrit

Përmbyllja e “Flakës… 2016”


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.