DYLON

Sot nis “Flaka e Janarit 2015”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Manifestimi “Flaka e Janarit 2015” që sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, fillon sot më 14 janar dhe përmbyllet me 31 janar, ditë këto që do të jenë të mbushura me homazhe e akademi përkujtimore si dhe me aktivitete kulturore, letrare e artistike, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Drejtuesit ko,mural thonë se gjithçka është gati për fillimin e mbarë të këtij manifestimit.

Programi i Manifestimit

EkoHigjiena

14 JANAR 2015

*Vizitë në FSK – Garnizoni Gjilan (Ora 10:00, vendi: Kazerma e FSK – Gjilan)
*Homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet (Ora:11:00, vendi: Varrezat e Dëshmorëve)
*Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve (Ora 12:00, vendi: salla e K. Komunal)
*Ndezja e Flakadanit (Ora 17:00, vendi: Platoja para Teatrit)

17 JANAR 2015
PENELI i FLAKES
*Ekspozitë kolektive e arteve pamore
*Shpallja e fitueseve të konkursit (Ora 17:00, vendi: Galeria e Qytetit).

19 JANAR, 2015
XIXAT E FLAKËS
*Festivali i muzikës për fëmijë (Ora 14:00, vendi: Salla e Teatrit)

21 JANAR 2015
Akademi përkujtimore për presidentin Dr. Ibrahim Rugova (Ora 16:00, vendi: Salla e Teatrit)

22 JANAR 2015
AKADEMIA E FLAKES
* Në përkujtim të 70–vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45 (Ora 16:00, vendi: Salla e Teatrit)

23-28 JANAR 2015
TALIA E FLAKËS
*Festivali i Dramës Shqipe – Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare (Ora: 19.00, vendi: Salla e Teatrit)

30 JANAR 2015
Ora e madhe letrare dhe shpallja e rezultateve të konkursit shpërblyes (Salla e K. Komunal, ora 16:00)

31 JANAR 2015
FEST FLAKA
*Festivali i muzikës popullore (Salla e Teatrit, ora 19:00).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.