DYLON

Sot nga klinika infektive do të lirohen 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19

Sot nga klinika infektive do të lirohen 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të datë 29 prill 2020, hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 29/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 51raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.

EkoHigjiena

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon:

• 28 raste janë në gjendje stabile,
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërs në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.