Sot në 21 komuna të Kosovës, po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. E në këtë garë janë edhe komuna e anamoravës, Gjilani, Vitia e Kamenica.
Në Gjilan gara zhvillohet mes Alban Hysenit të Vetëvendosjes dhe Lutfi Hazirit të LDK-së.
Në Viti, në mes të Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të Vetëvendosjes dhe në Kamenice, në mes të Qëndron Kastratit të PSD-së dhe Kadri Rahimaj të Vetëvendosjes.
Pçrndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet pas zgjedhjeve të rregullta të 17 tetorit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës, por se 21 komuna shkuan në balotazh. Pas fushatës pesëditore që nisi me 8 nëntor, sot po votohet.
Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /2LONLINE.com/