DYLON

Sot, në Grykën e Karadakut mbahet edicioni i trembëdhjetë i “Trekëndëshit poetik të paqes”

Sot, në Grykën e Karadakut mbahet edicioni i trembëdhjetë i “Trekëndëshit poetik të paqes”
Avatar photo Redaksia

Sot, në Grykën e Karadakut

MBAHET EDICIONI I TREMBËDHJETË I “TREKËNDËSHIT POETIK…”

EkoHigjiena

Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, i filluar tashmë nga viti 2011 e këndej, në përkushtim të 12 Qershorit – Ditës së Lirisë për Kosovë, mbahet sot, në Grykën e Karadakut, përkatësisht në hapësirat e bukura të restorant “Dunavit” (ora 11:00).

Organizatorët e këtij edicioni, Ars Clubi “Beqir Musliu”, që është dhe ideator e themelues njëkohësisht, si dhe revista letrare JUVENILJA nga Shkupi, kanë paraparë temë bosht të këtij Manifestimi, FILLET E LETËRSISË NË KOSOVËN LINDORE – TREKëNDëSHIN KUFITAR, ku shkrimtarët e tri shteteve të kësaj pjese të Ballkanit, do t’i debatojnë .

Më pas, do të mbahet dhe KOHA E POEZISË, e njohur si ora poetike e këtij Manifestimi, nga afro 30 krijues të përzgjedhur, poezitë e të cilëve, po edhe të të tjerëve nga ky trekëndësh kufitar do të botohen në revistën letrare AGMIA si dhe atë të Shkupit, JUVENILJA. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.