DYLON

Sot në Gjilan promovohet romani i parë i Ibrahim Hysenit, “Amaneti i Brezave mbi supet e Hysen Zhujës”

Sot në Gjilan promovohet romani i parë i Ibrahim Hysenit, “Amaneti i Brezave mbi supet e Hysen Zhujës”
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan, në bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, duke filluar nga ora 16:00, ME ROMANIN E PARË TË IBRAHIM HYSENIT, “AMAETI I BREZAVE mbi supet e HYSEN ZHUJËS”.

Në vazhdën e veprimtarive letrare, “Shpalime pranë vere” , që organizohet nga Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu” e në mbështetje të nikoqirit – bibliotekës së qytetit, shpaloset e vlerësohet romani , vepra e parë e Ibrahim Hysenit , “AMAETI I BREZAVE mbi supet e HYSEN ZHUJËS”, edituar këto ditë nga shtëpia botuese’Beqir Musliu”.

EkoHigjiena

Nën moderimin e shkrimtarit e publicistit Muhamet Halili, për romanin e Ibrahim Hysenit do të fllasin: editori i shtëpisë botuese, “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, Kaltrinë Berisha, redaktore e librit si dhe recensentët, Nexhat Rexha e Zejnullah Zejnullahu.

Do të deklamohen dhe fragmente nga libri, i cili do t’ju jepet falas artdashësve të fjalës së shkruar, të cilit do t’jenë të pranishëm në këtë ngjarje solemne letrare – kulturore.

/Ars Club “Beqir Musliu”/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.