DYLON

Sot në fshatin Beguncë fillon turniri tradicional në futboll të vogël

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 26 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në fshatin Beguncë do të fillon sot turniri në futboll të vogël ku pritën të marrin pjesë ekipe nga qendra të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj.

Hapja e këtij manifestimi do të mbahet sonte prej orës 18:00, në qendrën e fshatit Beguncë, ndërsa ky manifestim organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nën organizimin e përbashkët të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Këshillit të Fshatit Beguncë dhe “ 2 Korriku” Beguncë. Gjithashtu ky manifestim është përkrahur edhe nga donatorë të ndryshëm.

EkoHigjiena

Në këtë ngjarje përpos përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Vitisë, pritët të marrin pjesë edhe ish-deputet të Kuvendit të atëhershëm. Ndryshe, “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete sportive në komunën e Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.