DYLON

Sot në Bruksel flitet për IBM-në

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, do të qëndrojë sot e nesër në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Bashkimi Evropian për çështjet e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Lëvizjes së Lirë dhe çështjet nga fusha fitosanitare.

“Zbatimi i protokollit teknik të IBM-së i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë tashmë ka arritur në fazën e fundit të zbatimit, me ç ‘rast priten të dakordohen projeksionet finale për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it në të gjashtë pikë kalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një njoftim nga Qeveria e Kosovës.

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se në agjendën e këtyre takimeve në Bruksel është paraparë të diskutohet edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë dhe për çështjet e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën fitosanitare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.