DYLON

Sot në Antalia zhvillohet Superkupa e Kosovës, FC Drita – FC Prishtina

Sot në Antalia zhvillohet Superkupa e Kosovës, FC Drita – FC Prishtina
Avatar photo Redaksia

Sot (e diel), zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në Antalia të Turqisë. Ky ballafaqim fillon në ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë, 12:30 sipas kohës në Kosovë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.

EkoHigjiena

Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet janë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, kishte marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion.

⚽ SUPERKUPA E KOSOVËS ⚽
? FC Prishtina ? FC Drita ?
? 25.01.2026
⏰ 14:30 (Koha lokale në Turqi)
⏰ 12:30 (Koha lokale në Kosovë)
? Stadiumi “Mardan Palace”, Antalya
? Përballje mes fituesit të Albi Mall Superligës dhe fituesit të Kupës së Kosovës
? Transmetim direkt në Art Sport

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.