Votimi që është hapur më 31 dhjetor të vitit që shkoi, për çmimin e publikut në lëmin e sportit dhe të kulturës, sot më 14 janar, do të mbyllet në orën 16:00.
Nga ky votim do të jepet çmimi i publikut për sportistin më të dalluar, si dhe për artistin e vitit.
Votimet janë bërë përmes së Komunës së Vitisë në Facebook nëpërmjet aplikacionit me emrat e të propozuarve.
Mënyra elektronike e votimit, përmbyllet në ora 16:00 dhe asnjë votë nuk numërohet pas kësaj kohe, njofton Zyra për Informim e Komunsë së Vitisë.