DYLON

Sot mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë sot mbledhjen e përbashkët, në Prizren, në orën 11:00. Pas kësaj pritet të të bëhet nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq në orën 12:00, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Një ditë më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte thënë se se kjo mbledhje çon mesazhin e kufijve të hapur mes dy shteteve.

EkoHigjiena

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës, transmeton, RTK.

”Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona.

Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.