DYLON

Sot mbledhet Kryesia e Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Kryetarët e grupeve parlamentare do të kenë para vetes disa pika të rendit të ditës në Mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kjo mbledhje e paralajmëruar edhe përmes zyrës për informim në Kuvendin e Kosovës do të mbahet në ora 11:00. Aty, do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare, ndërsa në këtë pikë janë paraparë të diskutohen nëntë pika tjera.
Më poshtë gjeni agjendën

R e n d i i d i t ë s

EkoHigjiena

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, P unë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

7. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

9. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.