DYLON

Sot mbahet Testi i Maturës

Avatar photo Redaksia

Rreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.  Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet sot në rreth 200 Qendra të testimit, ku janë caktuar komisionerët nga Universitetet Publike, ndërsa administrues do të jenë pjesëtarë të kompanive të sigurimeve fizike, të cilët do të monitorojnë këtë proces.

Në ditën e parë të provimit, maturantët do t’i nënshtrohen testit në 120 pyetje nga lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa në ditën e dytë më 6 shtator, testi përmban 80 pyetje sipas lëndëve të drejtimeve përkatëse.

EkoHigjiena

Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës do të shpallen më 15 shtator.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.