DYLON

Sot mbahet takimi letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu

Sot mbahet takimi letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu
Avatar photo Redaksia

Sot, e shtunën, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan

Në nderim të jetës dhe figurës letrare të Sherafedin Kadriut

EkoHigjiena

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” , mban një takim letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu, i cili ndërroi jetë më 8 prill 2026.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese dhe angazhimet tjera publike, do të shprehin nderime, vlerësime, deklamime e shpalim kujtimesh, krijues, studiues, miq e anëtarë të Ars Clubit “Beqir Musliu”, ku bashkëveproi, krijoi dhe dha një kontribut tejet të çmuar për vite e vite …

Takimit letrar përkujtimor i bashkëngjitet edhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli” si dhe Familja e shkrimtarit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.