Sot mbahet seanca e thirrur nga VLAN, PDK ka thënë se nuk merr pjesë në të
Sot nga ora 10:00 do të mbahet seanca e thirrur me nënshkrimin e 62 deputetëve të Bllokut. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit të djeshëm me LDK-në, Nisma-në dhe Vetëvendosjen ka ftuar deputetët në vazhdimin e seancës konstituive.
Ai theksoi se seancën do ta udhëheqë deputeti më i ri, ose më i vjetri pas Flora Brovinës.
Madje Haradinaj tha se do të ketë edhe debat, e edhe pse në pikën e rendit të ditës kanë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, tha se mund të mos zgjidhen, krejt sipas tij, varet nga debati.
Megjithatë këtë rrugët duket se do ta merr veç Blloku VLAN, pasi kryesuesja e seancës Flora Brovina e cila vije nga PDK ka thënë se nuk do të merr pjesë në këtë seancë.
“ Patëm një debat të gjerë, dëgjuam të gjitha subjektet pjesëmarrëse. Kemi arritur në përfundim që pavarësisht nënshkrimeve të deputetëve seanca nuk është thirrur nga unë dhe as nuk është përgatitur nga unë, kështu që unë nuk do të marr pjesë në seancë” ka thënë ajo dje.
“Ne jemi të gatshëm të thërrasim seancë për 24 orë nëse ka shenja për marrëveshje politike paraprake” ka shtuar Brovina.
