DYLON

Sot mbahet mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesor Petrit Kallaba

Sot mbahet mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesor Petrit Kallaba
Avatar photo Redaksia

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, se sot me fillim nga ora 14:00 në ambientet e Shkollës SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Roganë, do të mbahet mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së profesor Petrit Kallaba.

Profesori Petrit Kallaba do të kujtohet me respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në arsim, edukim dhe në formimin e shumë gjeneratave. Me punën, përkushtimin dhe vlerat njerëzore që mishëroi gjatë gjithë jetës së tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë.

EkoHigjiena

Ftohen familjarët, miqtë, kolegët, ish-nxënësit dhe të gjithë qytetarët që, me praninë e tyre, të nderojnë kujtimin dhe veprën e të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Petrit Kallabën! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.