DYLON

Sot luhet derbi Gjilani – Drita, të dyja ekipet synim e kanë trepikëshin

Sot luhet derbi Gjilani – Drita, të dyja ekipet synim e kanë trepikëshin
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat gjilanase, SC Gjilani dhe FC Drita, që në këtë stinor nuk kanë startuar ashtu siç pritej, do të ballafaqohen mes vete, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave tashmë janë zhvilluar, ndërsa me derbin e sotëm edhe mbyllet java e tetë.

EkoHigjiena

Faktorë të ndryshëm, por ajo më kryesorja infrastruktura, mungesa e stadiumit, ka bërë që këtij derbi t’i zbehet shkëlqimi që kishte anekëndë Kosovës dhe përtej, por që megjithatë ajo që sot do të ndodhet brenda vijave të fushës (me bari artificial) do të ruaj frymën e një derbi më të zjarrtë që sjellë Liga e Kosovës, transmeton 2LONLINE.com.

Që të dyja skuadrat në konferencat e tyre të rregullta janë shprehur se të vetmën alternativë e kanë trepikëshin dhe kjo do ta bëjë këtë ndeshje edhe më interesante.

Loja luhet në stadiumin ndihmës të qytetit, me bari artificial, ndërsa SC Gjilani cilësohet nikoqir. Ndeshja fillon në ora 15:00.

Përndryshe, Gjilani nuk pati një nismë të mbarë dhe tani në shtatë javë të zhvilluara ka grumbulluar vetëm 7 pikë dhe përmbyll tabelën e klasifikimit, e hiq mirë nuk e ka nismën as Drita, e cila nga këto shtatë xhiro të deritanishme ka vetëm 8 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelë.

Megjithatë, kualitetet te këto dy skuadrat janë dhe këndellja e tyre dhe ngritja ka kreu i tabelës pritet të ndodhë. /2LONLINE/