Sot luhen ndeshjet Drita – Ballkani & Drenica – Gjilani
Sot zhvillohen dy ndeshje të Javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku padyshim vëmendja e sportdashësve është te ndeshja që luhet në Gjilani, derbi mes Dritës dhe Ballkanit, përkatësisht të parit dhe të dytit në tabelë, një takim ky që mund të jetë përcaktues për titull kampioni qysh në këtë javë.
Drita aktualisht i prin tabelës me 63 pikë, ka 8 më shumë se Ballkani dhe me një fitore eventuale, do të mbrojë titullin e kampionit pasi matematikisht nuk do të mund të arrihej nga Ballkani, me tri ndeshjet tjera deri në fund të edicionit.
Takimi zhvillohet në Gjilan, në stadiumin me bari sintetik, me fillim në ora 16:00.
Ndërsa, sot edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani zhvillon takimin e kësaj xhiroje ku do të përballet si mysafire me Drenicën. SC Gjilani kishte objektivë daljen në Evropë, por ky rrugëtim iu vështirësua xhirove të fundit, nuk ka shënuar fitore në pesë javët e fundit, duke lëshuar pikë të rëndësishme dhe tani është 7 pikë larg pozitës së tretë, ku ndodhet Malisheva.
Në lojë janë edhe 12 pikë, por se objektivi i gjilanasve mbetet matematikisht i kapshëm, por tepër i vështirë, sepse asgjë nuk është në dorën e skuadrës “kuq e bardh”, por varet edhe nga ecuria e lojërave të Malishevës, por edhe të Prishtinës.
Edhe takimi Drenica – Gjilani nis në ora 16:00. /2LONLINE/
