Sot luajnë dy pretenduesit kryesor për titull kampioni, Ballkani – Drita
Derisa të shtunën janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 24-të, të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, sot zhvillon dy të tjerat ku pa dyshim, ndeshja kryesore zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani, që ndodhet në pozitë ne dytë në tabelë, pret Dritën, që kryeson tabelën.
Pra është një ballafaqim, mes dy pretenduesve kryesor për titull kampioni në këtë edicion. Aktualisht Drita ka 42 pikë e Ballkani 39. Pra, ky ballafaqim, varësisht prej rezultatit, mund ta ruaj këtë diferencë pikësh, mund ta thellojë në të mirë të Dritës, apo mund të barazohen pikët.
Përndryshe, ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Dukagjinit dhe Llapit.
Ndeshjet fillojnë në ora 13:00. /2LONLINE/
