DYLON

Sot inaugurohet shkolla e re në Roganë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka marrë pjesë në takimin e bordit të AZHR-së Lindje dhe Komisionin Europian. Sinani në fjalën e tij falenderoi Zyrën e Bashkësisë Europiane në Kosovë, përfaqsuesin Christof Shtok, për projektet e realizuara deri tani.

“Rezultat i bashkëpunimit tonë është edhe inaugurimi i shkollës së re në Roganë që do të bëhet sot. Ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe për projektet tjera nga Komunën e Kamenicës” ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Përndryshe, Komuna e Kamenicës për vitin 2016 ka aplikuar në Komisionin Europian me tri projekte ndërtimin e shkollave në Berivojcë, Busavatë dhe Krilevë. Ndërkohë që sot në fshatin Roganë të Kamenicës, do të bëhet përurimi i objektit të ri të shkollave të mesme i cili është financuar nga programi i BE-së, ndërsa inventarin e ka siguruar MASHT-i.

Me funksionalizimin e këtij e këtij objekti shkollor merr fund organizimi i mësimit në tri ndërrime në shkollat e Komunës së Kamenicës. Në ceremoninë përuruese pritet të marrin pjesë: z. Christof STOCK, përfaqësuesi i BE-së, Ministri i Arsimit z. Arsim Bajrami, Kryetari i komunës z. Begzad Sinani dhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kamenicës z. Agim Shkodra. Përurimi bëhet ora 13.00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.