Sot në Nion të Zvicrës, hidhet shorti i play-off të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Padyshim, ai që u intereson më shumë tifozëve shqiptarë është ky turne i dytë, në të cilin marrin pjesë dy ekipe shqiptare, Partizani dhe Shkëndija e Tetovës.
Si Partizani i kualifikuar në këtë fazë të turneut nëpërmjet pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe Shkëndija e Tetovës, në këtë short do të jenë në vazon e skuadrave të dobëta, pasi janë dy ekipet me koeficientin më të ulët që kanë mbërritur deri këtu.
Disa nga ekipet e vazos së parë janë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare, pjesëmarrës të rregullt në fazën në grupe të aktiviteteve të UEFA-s, si Shakhtar Donjeck, Olimpiakos, Anderleht, AZ Alkmar, Fenerbahçe, Sparta Pragë, Panathinaikos, etj.