DYLON

Sot hapet ekspozita grupore “Arti dhe Identiteti Kulturor”

Sot hapet ekspozita grupore “Arti dhe Identiteti Kulturor”
Avatar photo Redaksia

Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI), ka bërë me dije se sot në hapësirat e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, hapet ekspozita grupore e nxënësve me temë “Arti dhe Identiteti Kulturor”.

“Kjo ekspozitë vjen si rezultat i një rrugëtimi intensiv edukativ dhe artistik. Pas një sërë aktivitetesh trajnuese me të rinjtë, organizimit të kolonisë së pikturës dhe një angazhimi të palodhshëm të nxënësve të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, ky projekt po kurorëzohet me prezantimin e punimeve që reflektojnë vizionin e gjeneratës së re mbi trashëgiminë dhe kulturën”, njofton IZHI.

EkoHigjiena

Projekti është realizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, duke synuar fuqizimin e kapaciteteve krijuese të të rinjve dhe nxitjen e dialogut kulturor përmes artit pamor.

Detajet e ngjarjes:

  • Ngjarja: Ekspozitë grupore nga nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.
  • Tema: Arti dhe Identiteti Kulturor.
  • Data: 16 prill 2026. • Ora: 12:30.
  • Vendi: Hapësirat e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Gjilan.

Gjatë ekspozitës, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga afër punimet e 12 artistëve të rinj, të cilët nën udhëheqjen e mentorëve kanë eksploruar teknika të ndryshme për të shprehur identitetin e tyre artistik. /2LONLINE/