/2L ONLINE/ – Sot në Prishtinë do të luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet KF“Prishtina” dhe KF “Drita” nga Gjilani. Këto dy skuadra të Superligës do të ndeshen për të përcaktuar fituesin në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, një finale e parë pas anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA dhe se fituesit të kupës do t’i jepet mundësia që të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Tifozët e të dyja skuadrave kanë paralajmëruar se do të jenë në numër të madh dhe do të krijojnë spektakël në tribuna, në mesin e tyre do të jenë edhe mijëra tifozë “Intelektualët”, që dot përkrahin skuadrën e tyre të zemrës.
Përndryshe skuadra gjilanase Drita deri në këtë pikë duke mundur fillimisht skuadrën e Ballkanit (2-1), pastaj atë të Hajvalisë (3-1), për të fituar edhe ndaj Drenicës me rezultat minimal (1-0). Në gjysmëfinale Drita në sfidën e parë kundër Trepçës’89 pësoi humbje 0:1, por me të njëjtin rezultat shënoi fitore në ndeshjen e kthimit gjatë kohës së rregullt, duke i siguruar vazhdimet dy herë nga 15 minuta ku u tregua më e mirë se skuadra mitrovicase, duke fituar 3:0, për të arrit në finalen e madhe ku pret ballafaqimin me Prishtinën.
Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave të Superligës për të përcaktuar fituesin e Kupës së Kosovës, do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës me fillim në orën 16:00.
Përndryshe ja fituesit e Kupës së Kosovës:
1991/92: Trepça (pa lojë)
1992/93: Flamurtari (në finale e mundi Trepçën 1:0)
1993/94: Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
1994/95: Prishtina (në finale e mundi Dukagjinin 1:0)
1995/96: Flamurtari (në finale e mundi Dukagjinin 2:1)
1996/97: 2 Korriku (pa lojë, Gjilani nuk u paraqit)
1997/98 dhe 1998/99 nuk u zhvilluan garat për shkak të luftës
1999/00: Gjilani (në finale e mundi Besianën 1:0)
2000/01: Drita (në finale e mundi Gjilanin 1:1 – 6:5 pen)
2001/02: Besiana (në finale e mundi Gjilanin 2:1)
2002/03: KEK-u (në finale e mundi Prishtinën 3:1)
2003/04: Kosova Pr.(në finale e mundi Besën 1:0)
2004/05: Besa (në finale e mundi KEK-un 3:2)
2005/06: Prishtina (në finale e mundi Drenicën 1:1 – 5:4 pen)
2006/07: Liria (në finale e mundi Flamurtarin 0:0 – 3:0 pen)
2007/08: Vëllaznimi (në finale e mundi Trepçën’89 2:0
2008/09: Hysi (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2009/10: Liria (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
2010/11: Besa (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2011/12: Trepça ’89 (në finale e mundi Ferizajn 3:0)
2012/13: Prishtina (në finale e mundi Ferizajn 1:1 – 4:3 pen)
2013/14: Feronikeli (në finale e mundi Hajvalinë 2:1)
2014/15: Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 1:1 – 5:4 pen)